Other conferences 

Në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësim rreth shëndetit mendor në ambientin akademik, Departamenti i Psikologjisë organizoi një tryezë diskutimi me studentët me temën "Shëndeti Mendor në Universitet: Sfidat dhe Mundësitë". 

Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë, Fakulteti Filozofik në kuadër të aktiviteteve për muajin e ndërgjegjësimit të çrregullimit të spektrit të autizmit, organizoi konferencën "Evidenca Shkencore dhe Përvojat Praktike në Punën me Familjet dhe Fëmijët në Spektrin e Autizmit". 

Agjenda.pdf

Kosova - Women 4 Women në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, Departamenti i Psikologjisë dhe me pjesëmarrjen e ekspertëve nga fusha të ndryshme të angazhuara në promovimin e barazisë dhe mirëqenies së grave, më 7 dhjetor mbajtën konferencën “Eksplorimi i Reziliencës dhe Fuqizimit të Grave Kundrejt Dhunës në Baza Gjinore”, në ambientet e Fakultetit Filozofik. 

ForumZFD në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë organizoi panelin e diskutimit "Ballafaqimi me të Kaluarën nga Perspektiva Psikologjike" më 27 tetor, në Fakultetin Filozofik në Sallën 014.