10 PYETJET MË TË SHPESHTA PËR GRUPET E PËRKRAHJES

1. Çfarë janë grupet e përkrahjes? 

2. Nga kush realizohen? 

3.  Kush mund të marrë pjesë në këto grupe? 

4.  Si mund ta vlerësoj nëse janë grupet ambiente të përshtatshme për diskutim?

5. Si mund të bëhemi pjesë e grupit? 

6.  Si realizohen dhe sa është kohëzgjatja e tyre?  

7. Sa grupe janë? 

8.  Çfarë pritet nga studentet pjesëmarrës? 

9. Çfarë pritet të përfitojnë studentët nga pjesëmarrja në grupet e përkrahjes ?

10. A mund të vazhdojnë grupet e përkrahjes pas kohëzgjatjes së rregullt?

Shënim:

Pavarësisht se grupet jane vetë-ndihmuese,  inicuesit e grupeve trajnohen paraprakisht nga mentorët (profesorët) në departament për mënyrën e realizimit të takimeve dhe zotohen ti përmbahen rregullave të manualit të zhvilluar nga departamenti, për funksionimin e grupeve.

Inicuesit e grupeve, gjithashtu kanë mbështetjen në adresimin e situatave specifike eventuale nga mbikqyrësit e  tyre më me përvoj në udhëheqjen dhe pjesëmarrjen në grupet e përkrahjes



10 PYETJET MË TË SHPESHTA PËR PUNËTORITË

Pse punëtoritë përdorin një model me 3 seanca?

Të mësuarit në #anxietyTOOLBOX, #study skills & #managing emotions përgjatë 3 seancave ju jep kohë të mjaftueshme për t’i mësuar konceptet bashkë me kohën për t’i praktikuar ndërmjet seancave. Mbajtja e punëtorive në tre seanca 50-minutëshe ju mundëson të gjeni kohë në orarin tuaj të ngjeshur për t’i mësuar këto shkathtësi.

Po sikur të më duhen më shumë se 3 javë për ta mësuar modelin?

Nuk jeni të vetëm. Shkathtësitë e mësuara në këto punëtori janë të vështira dhe kërkojnë kohë për t'u përvetësuar. Për këtë arsye, ofrojmë një takim përcjellës që synon të ofrojë mbështetje të mëtejshme në ushtrimin e këtyre shkathtësive.

Po sikur të mos ndihem rehat në grup?

Shumë njerëz ndihen pak të shqetësuar për pjesëmarrjen në një grup. Punëtoritë jane të strukturuara dhe të drejtuara nga kurrikula, si një orë akademike. Nuk ju kërkohet të flisni me tërë grupin nëse nuk ndiheni rehat ta bëni një gjë të tillë. Fasilitatorët respektojnë të drejtën e secilit pjesëmarrës për të ndarë vetëm atë për të cilën ndihen rehat ta ndajnë dhe asnjëherë nuk kërkojnë nga ju të ndani informacione të ndjeshme ose potencialisht turpëruese. 

Çfarë pritet nga studentët pjesëmarësi? 

Të kenë gatishmëri për pjesëmarrje në tri sesionet e punëtorisë dhe takimin konsultativ i cili realizohet pas sesionit të tretë. Pjesëmarrja në të tri sesionet e nje punëtorie është tejet e rëndësishme sepse temat dhe aktivitetet ndërlidhen me njëra tjetrën.  

Pse duhet të bëj detyra të shtëpisë?

Fokusi i punëtorive është në ndërtimin e shkathtësive; për ta arritur këtë qëllim, ushtrimi i rregullt I tyre është esencial. Sa më shumë të praktikoni, aq më shumë mund të kuptoni se po dilni nga kjo punëtori. Detyrat janë për ju dhe vetëm për ju, në shërbim të rritjes tuaj personale. 

Po sikur të mos i kem bërë detyrat e shtëpisë?

Ju inkurajojmë të vini në punëtori pavarësisht nëse keni qenë në gjendje t’i bëni ose jo detyrat e shtëpisë.. Ne mund t'ju ndihmojmë të punoni në shembujt kur shqyrtohen detyrat e shtëpisë.